Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi zbardh takimin me zyrtarët e lartë amerikanë: Folëm për masakrën zgjedhore e korrupsionin


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Bardhi ka zbardhur takimin me zyrtarët e lartë amerikanë të cilët ndodhen në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Ai shkruan se me Ndihmës Sekretaren Amerikane Donfried është diskutuar për sfidat e opozitës, përfundimet e raportit të DASH-it për korrupsionin në Shqipëri si dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar edhe nga SHBA-ja.

Po kështu në takim, shkruan Bardhi, është biseduar edhe për rolin e PD-së në procesin e integrimit europian të vendit.

“Kënaqësi të takonim sot Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falënderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë.” – shkruan Bardhi.