Vendosni fjalën kyçe....

Erion Braçe: Gruri është në pikën kritike, fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, kanë edhe ankthin e tmerrshëm të çmimit


 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur sërish shqetësimin për skemën e karburantit për bujqësinë duke thënë se është e domosdoshme për fermerët shqiptarë.

Ish-zëvendëskryeministri ka publikuar një video nga një arë e mbjellë me grurë dhe thotë se gruri ka arritur në pikën kritike. Braçe tha se fermerëve u duhet nafta për vaditje me pompa, si dhe plehu për fazën e fundit të prodhimit. Ndërsa shtoi se ata kanë dhe ankthin e çmimit, pasi nuk dinë me çfarë çmimi të shesin grurin në treg.

“GRURI NË PIKËN KRITIKE;
Fazën e kallirit!
Kërkon UJë-me çdo mënyrë dhe PLEHRA KIMIKE-të lira;
DUHET QË GRURI TË PLOTËSOJË KOKRRËN!

Atëhere; këtu jemi tek Arbri në Bashtovë, përballë nesh po e njëjta ekonomi; ka 25 hektarë me këtë grurë, 23 lekë plehra kimike për kilogram i ka shkuar deri tani.
Atëhere;
I duhet nafta për vaditje me pompa,
I duhet plehu i lirë për fazën e fundit të prodhimit.
Aaaa ka edhe më;
Është në ankthin e tmerrshëm të çmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me çmimin e vjetshëm nuk do marr as lekët e mia!
31 VJEÇ, BËN KËTË PUNË TË VËSHTIRË E NUK MERITON KËTË ANKTH!”- shkruan Braçe krahas videos.