Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka rritur retorikën e tij bërthamore, duke u zotuar se do të përshpejtojë zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë të vendit dhe do t’i përdorë nëse shkelen ‘interesat themelore’ të Koresë së Veriut.
“Ne do të vazhdojmë të marrim masa për zhvillimin e mëtejshëm të forcave bërthamore të shtetit tonë me shpejtësinë më të shpejtë të mundshme.” – citoi media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA. Ai shtoi se forcat bërthamore të Koresë së Veriut duhet të jenë të përgatitura për të goditur ‘në çdo kohë’.
Armët bërthamore të vendit mund të përdoren në mënyrë aktive nëse Koreja e Veriut kërcënohet, tha Kim para ushtarëve e spektatorëve. Parada shfaqi raketa të afta për të goditur kundërshtarët e vendit, tha media shtetërore.
Këto armë përfshinin raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) që mund të godasin me mbushje bërthamore në kontinentin e SHBA-së dhe raketa me lëndë djegëse të ngurtë që mund të përdoreshin kundër Koresë së Jugut ose Japonisë.
Komentet e Kim-it erdhën mes tensioneve të shtuara gjeopolitike teksa SHBA-ja e anëtarët e tjerë të NATO-s po dërgojnë miliarda dollarë armë në Kiev dhe po përpiqen të shkatërrojnë ekonominë ruse përmes sanksioneve për të ndëshkuar Moskën për ofensivën e saj në Ukrainë.