Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja serbe uron Abazoviç për detyrën dhe e fton: Të punojmë sëbashku në rrugën drejt BE-së, për një rajon të qëndrueshëm


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka uruar sot kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për zgjedhjen e tij në këtë detyrë.

Në një postim në “Twitter”, Barnabiç shkruan se është e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Urime Dritan Abazoviç në zgjedhjet për kryeministër të Malit të Zi. Jam e bindur se në periudhën e ardhshme, Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon më të qëndrueshëm ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm.”- shkruan kryeministrja serbe.