Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla e konfirmon: Zelensky do të marrë pjesë përmes video-lidhjes në seancën e 3 Majit


Në seancën plenare të 3 Majit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një lidhjeje me video.

Kjo është bërë e ditur përmes shkresës së nxjerrë nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Sipas urdhrit, seanca plenare do të mbahet të martën në orën 11:00.