Pas më shumë se një ore takim me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried i është drejtuar kryesisë së Kuvendit.
Ajo është e shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe së bashku do të takojnë përfaqësues të opozitës por të cilët nuk janë pjesë e grupit të Rithemelimit: Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin. Në takim do të jetë edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi i tre zyrtarëve amerikanë në Kryeministri me Ramën zgjati prej 1 orë e 20 minutash. Besohet se fokusi i diskutimeve të tyre ka qenë politika e jashtme dhe integrimi në BE, kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe zhvillimet politike në vend, si reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.