Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria shtyn deri në fund të vitit gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike


Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në fund të vitit gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

Në vendimin e marrë sot është shfuqizuar një nga pikat e vendimit të mëparshëm që u jep kompanive të energjisë mundësinë që të investojnë për të mundësuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike.

“Vendimi për disa ndryshime në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, ‘për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike’

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 3 shfuqizohet.
  2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.