Të shtëna me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare, Vlorë.
Dy mjete kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘10 korriku’ të qytetit bregdetar ndërsa deri tani lidhur me ngjarjen janë shoqëruar tre persona.
Sipas Report Tv, shënjestra e atentatit ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt.