Vendosni fjalën kyçe....

Vasili denoncon në SPAK Bashkinë Tiranë: Skandali me banesat sociale, abuzimi kërkon hetimin e prokurorisë


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar në SPAK atë që e quan skandali i Bashkisë së Tiranës me banesat sociale.

Vasili shkruan me anë të një shënimi në Facebook se faktet e paraqitura tregojnë abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale të cilat kërkojnë verifikim e hetim penal nga SPAK.

Nënkryetari i LSI-së shton se Bashkisë Tiranë i janë dhënë 1 milion e 945 mijë metra katrorë leje për ndërtime sociale e në bazë të ligjit duhet që 3 për qind e kësaj sipërfaqeje ndërtimi t’i kalojë Fondit të Strehimit Social.

Sipas shumës së lartpërmendur duhet që Bashkia Tiranë të ketë në dispozicion rreth 58 mijë metra katrorë ndërtim ndërkohë që ka rrteh 32 mijë metra, duke munguar rreth 25 mijë metra katrorë.

Njoftimi

“Denoncova sot ne SPAK skandalin i Bashkise se Tiranes me banesat sociale!

Fakte të rënda evidentojnë qarte abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale.

Keto fakte kërkojnë verifikim e hetim penal nga SPAK.

Ndaj sot  i jam drejtuar zyrtarisht atij.

SHKELJA E PARE SHUME E RENDE

Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2.

Ne baze te Ligjit 22/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes.

Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise.

Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2.

Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji.

SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE

Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.

Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.

Faktet jane shume te renda dhe flasin vete.

Presim te flase SPAK- u tani dhe te mbroje me ne fund interesin publik, ligjin dhe te vere shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise perpara pergjegjesise ligjore!!”