Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarja e DASH për sulmet ndaj Kim: Presidenti Biden e Sekretari Blinken kanë besim të plotë te ambasadorja


Ndihmës Sekretarja amerikane Karen Donfried ka thënë sot se presidenti amerikan Biden, Sekretari Blinken dhe ajo vetë e mbështesin dhe kanë besim të plotë të ambsadorja amerikane Yuri Kim.

Deklarata e saj u bë në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës teksa zyrtarja e lartë amerikane ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare, pjesë e vizitës dyditore në Ballkanin Perëndimor.

E pyetur mbi kritikat e reagimet ndaj ambasadores amerikane kohët e fundit, sidomos nga një segment i opozitës Donfried theksoi se është kënaqësi që njerëz të kalibrit e integritetit të sa janë pjesë e qeverisjes së SHBA-së.

“Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. Dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.” – tha Donfred.