Një vajzë e re e moshës 21-vjeçare është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti rrugor.
Teksa ecte në këmbë, ajo është përplasur nga një mjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi me inicialet K. S., 25 vjeç. E reja e plagosur pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë. Ndërkohë shoferi i “Benz”it u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Njoftimi nga Policia e Elbasanit
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
-N. M., 58 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-N. Ll., 55 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, fshati Mengël, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Peugot”, me drejtues shtetasin A. F. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Gjithashtu po nga këto shërbime u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin K. S., 25 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi diten e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbesoren, shtetasen A. H., 21 vjeçe, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekesore në spitalin rajonal Elbasan, më pas është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.