Vendosni fjalën kyçe....

Arben Imami: Ajo që ndodhi në PD ishte krizë e përfaqësimit


Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së Arben Imami, është një nga emrat e të rikthyerve në PD që merr pjesë në Kuvendin e sotëm Kombëtar të kësaj force politike.

Ai është gjithashtu ndër të parët që ka mbajtur një fjalim në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Imami tha se ajo që ndodhi në PD ishte një krizë e përfaqësimit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD Lulzim Basha për ndërmarrje të përbashkët për përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021.

“Do përqendrohem në dy probleme vendimtare për të ardhmen e partisë. Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe përfaqësimi dhe së dyti pse konservatorizmi.

Ngjarjet e fundit janë dëshmi se demokracia në parti mund të funksionojë, se anëtari i partisë është themeli i partisë.
Votimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale garantuan mbështetjen e gjerë në zgjedhje të tyre.
Liria është e drejtë për pjesëmarrje në proceset politike, për t’u dëgjuar, për të qenë vendimmarrës, brenda një kuadri të caktuar rregullash.

Kriza e përfaqësimit në demokracitë perëndimore është problemi politik. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore dhe vendosin për grabitje ne organizuar të pronës publike dhe private, debilizimin e institucioneve.

Në nivelin e komuniteteve lokale nuk ka më përfaqësim. Goditja e parë e komunistëve, ishte qeverisja lokale.

Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit, ish-kryetari në shkelje të statutit bënë spastrimin e partisë në të gjitha nivelet.
Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, të flasifikuara për kryetarin e partisë më 2017 dhe 2021 pas dështimeve të turpshme, ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë, sado fisnik, nuk e justifikon kurrë shkeljen e parimit të votës. Cili ishte roli i anëtarit, inekzistent.

Ky proces, primaret do të hapin dhe rrugën për njerëz të rinj në politikë me integritet profesional e civil. Ka njerëz në këtë vend me kontribute, aftësi dhe merita. Partia duhet të jetë e hapur për ata. Sa më të rinj të jenë, aq më mirë për të ardhmen e kësaj partie. Por edhe një vërejtje të mos mbetemi me formulimet e vjetra, të rinj dhe të vjetër. Këto ishin parullat e OJQ-ve post dhe pro komuniste të para 20 vjetëve, kur thoshin Nano dhe Berisha duhet të ikin se e kanë kaluar moshën. Këta u plakën, por mbetën Piter Pan si kryeministra e kryetarë partie, këta të tjerët Rama, Basha e kompani. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politik, gjë që me qëllimin më të keq pas vitit 2013 u adaptua dhe në PD, me një fushatë shpifjesh dhe denigrimesh të stilit Rama-Basha deri në kurorëzimin e ndërmarrjes së tyre të përbashkët, me përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021.”- deklaroi Imami.