Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi në Lanë, Manastirliu dhe Veliaj vizitojnë të plagosurit te Trauma


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vizituar këtë paradite në spital pasagjerët e plagosur nga aksidenti i mbrëmjes së kaluar në Tiranë, ku një autobus përfundoi në Lanë pas një përplasjeje.

Për fat të mirë, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njërit prej tyre, Veliaj i kishte sjellë varësen dhe celularin që humbi në momentin e aksidentit.

“Ta kam sjellë telefonin edhe ta kam karikuar. Telefoni binte edhe në ujë më thonin ata. Do bësh pak kujdes. Thashë është çështje e zotit se ajo pamje vetëm duke parë ishte ulëritëse.”- deklaroi Erion Veliaj.

Kjo pasi ditën e djeshme, i riu i kishte thënë kryebashkiakut me shaka që: “Lali, vetëm celularin kam merak.”

Ndërkohë, ministrja Manastirliu falenderoi mjekët për punën e tyre.

 “Zoti ka bërë mrekulli por edhe doktorët kanë bërë punën e vet.”– u shpreh Manastirliu.