Ish-kryetari Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Vlorë me mbështetës të tijët.
Basha vijon takimet e tij nëpër qytete të Shqipërisë që kur dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.
Ndërkohë në Tiranë, Komisoni i Rithemelimit i udhëhequr nga Sali Berisha zhvilloi Kuvendin ku mori vendimin për shpalljen e garës për Kryetar të PD-së (22 maj) si dhe shkarkoi Enkelejd Alibeajn nga Kreu i Grupit Parlamentar.
Ndërkohë ndryshimet e statutit të propozuara nga Komisioni i Rithemelimit ndodhenë në apel të gjyqësorit.
Kuvendit të sotëm nuk ju bashkuan deputetët mbështetës të Lulzim Bashës por edhe disa prej të cilëve i dolën kundër kohët e fundit ish-kryetarit si Grida Duma, Ervin Salianji apo Tomor Alizoti. Ndërsa ju bashkua Kuvendit, deputetja Ina Zhupa e cila fillimisht mbështeste Lulzim Bashën në përplasjen me Sali Berishën.