Artisti Bujar Kapexhiu, i cili është njëri prej kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së është optimist për atë që do të sjellë sot Kuvendi Kombëtar.
Në një intervistë për gazetën Panorama, Kapexhiu tha se shpreson që PD të jetë një opozitë e vërtetë përballë atij që e cilëson “regjimi të mbrapshtë”.
“Unë jam një optimist dhe me optimizmin tim dhe që edhe PD do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë.”- tha Kapexhiu.
Ai u shpreh mirënjohës që organizatorët e ftuan të jetë në Këshillin Kombëtar dhe tha se me kënaqësi do japë kontributin e tij.