Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në një intervistë për emisionin “Kjo javë” deklaroi ambiciet që ka patur për të qenë drejtuese e PD-së dhe për rimarrjen e partisë nga Sali Berisha.
Hajdari tha se ka pasur ambicie për të qenë drejtuese e PD-së por që tani thotë se nuk është momenti i duhur.
“Nuk mund të fsheh faktin që kam patur ambicie të ecë përpara në PD. Nuk mendoj që tani është momenti për të qenë kryetare e PD. Në të ardhmen do e shihja si opsion, kjo do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Unë sot e shoh veten si anëtare e Këshillit Kombëtar, ose më saktë si kandidate. Më tutje do të shohim mënyrën se si ata do të më besojnë. Dëshira ime është që parimet që kam t’i zbërthej në parim. Shkëputja ime nga PD në këto 2 vite ka dhënë efektet e veta. Ky është një hap i rëndësishëm në angazhimin tim brenda PD”-tha Hajdari.
Hajdari theksoi se Berisha nuk është zgjedhja e duhur për të ardhur në pushtet nesër.
“Mendoj që zoti Berisha s’do të ishte zgjedhja e duhur për të ardhur në pushtet nesër. Berisha është i rëndësishëm brenda PD, por për të ecur përpara si parti, duhet të zgjidhim dikë tjetër që nuk është i njëjti me atë që kemi pasur 31 vite”-deklaroi ish-deputetja.