Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD-së, nga ku e përlotur nga duartrokitjet me të cilat u prit, ka mbajtur një fjalim për opozitën.
Ajo kujtoi se për herë të fundit ka qenë në një Kuvend Kombëtar të kësaj force politike në vitin 2013. Ajo tha se në kohën e opozitarizmit të vështirë të viteve para 2005-ës, askush nuk i ka akuzuar për opozitarizëm të rremë.
“Kur dola nga shtëpia, për një moment mendoja sikur në një Kuvend tjetër më thanë të kisha dalë, e të kisha thënë ato që unë kam thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve, por ju sot më latë pa fjalë dhe unë ju jam shumë mirënjohëse. Herën e fundit që kam qenë në Kuvend të partisë sonë ka qenë pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhjet. Dhe sa herë që PD fitonte ne ishim në gjendje të bënim ndryshimin. Kemi bërë edhe gabime dhe besoj se për këtë të gjithë biem dakord, por ama në pushtet qeverisnim, në opozitë ishim të fortë dhe të vërtetë.
Më lejoni të ndalem pak tek opozita jonë, në vitet më të gjata, të vështira të opozitës para 2005-ës askush nuk na quajti për asnjë moment opozitë e rremë. Nuk e mendonim se mund të korruptoheshe në opozitë. Nuk vinim gjoba, nuk shisnim misionin e opozitarizmit, n uk këmbenim me zarfe vendet e deputetëve, nuk digjnim mandate, nuk i iknnim përgjegjësive dhe nuk imagjinonim të hidhnim gaz ndaj njerëzve tanë. Ishim mësuar të bënim për të vërtetat tona, pavarësisht sa mund të na kushtonte. Ishim mësuar të ishim mbrojtës të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, gardianë të interesit publik, të mbanim nën kontroll qeverisjen, ishim mësuar të mos tërhiqeshim nga kërcënimet, por erdhi koha kur Partisë sonë Demokratike të mos i mbeste asgjë demokratike në udhëheqjen atje lart. Gjerat u ngatërruam dhe kur gjërat ngatërrohen fundi i tyre, gjerat duhen vlerësuar nga fillimi.”– tha Topalli.