Ish-deputeti Fatbardh Kadilli ishte i vetmi zë ndryshe në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalimit të tij, ai i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që t’i hapë rrugën një brezi të ri.
“Një gjë është e sigurtë: nëse PD do të mbetet peng e të njëjtave ide, e të njejtave qasje dhe e të njejtëve njerëz si në të shkuarën, shqiptarët nuk do e votojnë.
Ne nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës sonë: PD sot është PD-ja e vitit 2013. Për të koha ka mbetur në vend. Koha e shqiptarëve ka ecur përpara dhe e ka lënë PD-në pas.
PD sot duhet të kapë të ardhmen. Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë. Në emër të së ardhmes dua t’i bëj thirrje këtij Kuvendi që të shprehë qartë: ndarjen nga çdo trashëgimi e keqe e së shkuarës sonë. Të shpallim ndarjen nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin që edhe ne kemi kryer në të shkuarën.”- tha Kadilli.
Më tej gjatë fjalës së tij ai theksoi se Edi Rama rrëzohet me parime dhe jo me forcë.