Kastrioti ka fituar me Egnatian ndërsa Vllaznia ka mundur Skënderbeun.
Krutanët fituan me rezultatin 2-1 duke ju larguar rrezikut për rënien nga tabela.
Ishin rrogozhinasit që shënuan të parët me Laurentinos ndërsa Hasani barazoi në minutën e 73 për krutanët.
Më pas Krasniqi humbi një penallti për Egnatian që do i jepte epërsinë por u prit nga portieri.
Në minutën e 87’ Levendi ndëshkoi skuadrën e tij duke i dhuruar fitoren Kastriotit.
Me këtë humbje Egnatia qëndron në vendin e 8 me 34 pikë ndërsa Kastrioti në vendin e 6 me 43 pikë.
Në sfidën tjetër Vllaznia fitoi me Skënderbeun e vendit të fundit me rezultatin 1-0. Shkodranët shënuan me Hakaj në minutën e 58 duke marrë 3 pikët.
Skëderbeun e mban në Superligë vetëm matematika pas kësaj humbjeje duke parë më afër veten në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.