Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike.
Ai foli pak para medieve, ku falenderoi delegatët pjesmarrës dhe mbështetësit demokratë, ndërsa theksoi se kjo ishte një ditë me rëndësi të madhe, pas ditëlindjes së dytë të PD-së.
“Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegateve dhe delegatëve të ftuar në këtë sallë, mbi 40 e ca mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces, përshëndetjet më të përzemërta zgjedhësve shqiptarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD, kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas një ditëlindje të dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare. Faleminderit.”– tha Berisha.
Ish-kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.