Enkelejd Alibeaj shkarkohet si kryetar i grupit parlamentar të PD. Kuvendi Kombëtar i PD-së që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve ka shpallur vakancën për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së. Pasuesi i Alibeajt do të vendoset nga Këshilli Kombëtar që do të zgjidhet sot me votë.
“…Konstatimin e vakancës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së për shkak të mungesës së nënkryetarëve të zgjedhur të partisë. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin së bashku me nënkryetarët edhe të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.”– tha Këlliçi,
Më herët me shumicë votash u vendos data 22 Maj për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike, si dhe u miratuan ndryshime statutore, në organet drejtuese të kësaj force politike.