Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Kuvendin e demokratëve e hapi Lediana Fratari, si një përfaqësuese e të rinjve, por edhe si një politikane e re që vjen nga një familje të përndjekurish politikë.
“Ky Kuvend do çelë një epokë të re për PD-në. Për herë të parë çdo delegat i ulur në këtë sallë është i zgjedhur me votë. Sepse ky është Kuvendi i vërtetë i demokratëve, ky është vullneti i shumicës së anëtarëve të PD. Ky është produkt i votës.”– tha Fratari.
Pas saj mori fjalën deputeti Belind Kelliçi. Ai theksoi se “i vetmi ndryshim që kemi në dore e do e bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë”.
“Ky Kuvend i ka shanset të kthehet në historik se nëse sot Shqipëria lëngon, atdheu qeveriset keq, sundohet nga një klikë me në krye Ramën që merr gjithnjë e më shumë pushtet, kjo ka ndodhur padyshim dhe për fajin tonë.”- u shpreh Këlliçi.
Në fund të fjalimit të tij, ai bëri propozimin për drejtuesit e Komisionit të punimeve.
“Propozoj përbërjen e Komisionit të drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe të Sekretariatit Teknik, e cila është e njëjtë me ato të punimeve të Kuvendit të fundit.”- tha Këlliçi.
Përbërja e komisionit
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Këlliçi
Sekretariati teknik
Ledio Nuraj
Minushe Lazaj
Nada Daullja