Vendosni fjalën kyçe....

“Non-grata ngelet non-grata” – Balla tallet me Berishën pas rrëzimit të tij në Kuvendin e PD-së



Reagimi i parë nga kampi i socialistëve në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, vjen nga Taulant Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka publikuar në llogarinë e tij zyrtate në “Facebook” një foto nga rrëzimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në podium.

Foton ai e shoqëron me mesazhin se një “non-grata ngelet non-grata”, duke ironizuar kështu ish-kryeministrin.

Berisha u rrëzua më herët në shkallët që të drejtojnë në podiumin ku ai do mbante fjalën, pas emocioneve nga ovacionet dhe duartrokitjet e shumta nga delegatët e pranishëm në sallë.