Vendosni fjalën kyçe....

Shikonte pornografi në Parlamentin Britanik, jep dorëheqjen deputeti


Neil Parish, një deputet konservator në Britani, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte parë dy herë pornografi në Dhomën e Komunëve.

Parish pranoi për BBC se kishte parë pornografi në një “moment çmendurie”, duke thënë se hera e parë ishte aksidentale.

Deputeti 65-vjeçar i Tiverton dhe Honiton u pezullua nga partia e tij të premten për këtë incident. Dorëheqja do të shkaktojë një zgjedhje të pjesshme për vendin në Anglinë jugperëndimore.

Një zëdhënës i konservatorëve Tiverton dhe Honiton tha se ata falënderuan Parish për shërbimin e tij gjatë 12 viteve të fundit.

Ne mbështesim vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si deputeti ynë i Parlamentit”, tha zëdhënësi.

Fillimisht, tha se do të vazhdojë si ligjvënës i pavarur dhe se “po bashkëpunon plotësisht me çdo hetim”.

Dy deputete e kishin raportuar Parish-in pasi e panë atë duke parë pornografi në Dhomën e Komunëve.

Parish ka përfaqësuar distriktin e tij që nga viti 2010 dhe gjithashtu kryeson Komitetin e Përbashkët të Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale.

Ky ishte incidenti i fundit në një seri pretendimesh për sjellje të pahijshme seksuale në politikën britanike.