Të shtëna me armë janë regjistruar në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Nga të shtënat raportohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Dedë Pllanaj.
Ngjarja ka ndodhur në Dobraç.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Planaj rezulton të jetë djali i xhaxhait i Bardhok Planaj i vrarë disa kohë më parë.