Ekipi turk, Trabzonspor sot edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.
Ky ishte titulli i parë i kampionit pas 38 viteve pritje.
Pas 35 xhirove, Trabzonspori prin në tabelë me 77 pikë, duke e siguruar kështu titullin e kampionit.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen e sotme, filloi festa e madhe.
Tifozët nuk u përmbajtën dhe pushtuan fushën.