Presidenti sirian Bashar Assad nxorri një dekret të shtunën duke u dhënë amnisti sirianëve për krime terroriste deri në fund të prillit, përveç atyre që kanë shkaktuar vdekjen e njerëzve.
Asadi ka shtrirë dorën e faljes për dezertorët, kriminelët dhe luftëtarët e opozitës më parë, shpesh duke shkaktuar pakënaqësinë e SHBA-së.
Dekreti i Asadit, i raportuar për herë të parë nga media shtetërore siriane të shtunën, ‘jep një amnisti të përgjithshme për krimet terroriste të kryera nga sirianët përpara të shtunës, përveç atyre që çuan në vdekjen e një personi’.
Ndërsa falja i çliron terroristët nga ndjekja penale, ajo nuk i përjashton ata nga paditë civile të ngritura nga ata që mund të kenë dëmtuar.
Të falurit do të ishin ndjekur penalisht sipas një ligji anti-terrorist të vitit 2012 dhe një dispozite të vitit 1949 të kodit ligjor të Sirisë. Përgjatë më shumë se një dekade Lufte Civile, Assad në mënyrë periodike u ka ofruar falje kundërshtarëve të tij.
Dezertorët ushtarakë që nuk rrokën armët me rebelët u amnistuan në vitin 2018 dhe u lejuan të ktheheshin në Siri, ndërsa një amnisti e përgjithshme për kundërvajtjet dhe krimet e të miturve u dha në vitin 2021.
Megjithatë, në fillim të Luftës Civile Siriane në vitin 2011, Assad u përpoq t’u ofronte luftëtarëve të opozitës amnisti në këmbim të dorëzimit. Kjo ofertë u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, me zyrtaren e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, që këshilloi opozitën që të injorojë ofertën e Asadit dhe të vazhdojë të luftojë.
Ministria e Jashtme siriane në atë kohë akuzoi Uashingtonin për ‘nxitje të rebelimit’ me këtë këshillë dhe ‘mbështetje të akteve të vrasjes dhe terrorizmit’.
Lufta do të vazhdonte dhe Nuland do të vazhdonte të mbikëqyrte përmbysjen e dhunshme të Presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Viktor Janukoviç në Ukrainë në vitin 2014 dhe aktualisht po formëson politikën e SHBA-së për Ukrainën si Nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike të presidentit Biden.