Bizneset bullgare duan që Sofja ‘të bëjë të mundur rifillimin e bisedimeve me Gazprom’ pasi gjiganti rus energjetik ndërpreu furnizimin me gaz në vend, sipas zëvendëskryeministres bullgare dhe ministres së Ekonomisë Kornelia Ninova.
“Ne propozojmë që deri atëherë, çmimet e gazit të ngrihen ose të kufizohen në nivelin që kanë qenë në kontratën me Gazprom dhe dallimi me çmimet më të larta të furnizimeve të tjera alternative të paguhet nga shteti.” – tha ajo në një konferencë për shtyp pas takimit me Organizatën Profesionale të Punëdhënësve Bullgarë (PEO).
Thirrjet vijnë disa ditë pasi Gazprom ndërpreu dërgimin e gazit në Bullgari pasi vendi kundërshtoi të paguante për furnizimet me energji në rubla. Bullgaria mbështetet tek Rusia për gati 90% të gazit të saj, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Azerbajxhani.
Më herët gjatë ditës, kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se Bullgaria ka furnizime të mjaftueshme me gaz për më shumë se një muaj nëse asgjë nuk ndryshon, duke theksuar se Sofja nuk do të pranojë kushtet e Rusisë për eksportet e gazit.