Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga plagosja në Shkodër, Dedë Pllanaj transportohet në Spitalin e Traumës, ishte duke punuar në karburant


Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku u plagos Dedë Pllanaj.

60-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.

Pllanaj i cili është edhe djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, ishte duke punuar në një pikë kabruranti në Dobraç të Shkodrës kur mbi të u shkarkua një karikator pistolete.

Kushëriri i tij, i njohur edhe si “Kumbari i Shkodrës” i ekzekutua rreth një vit më parë në një atentat.