Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 1 Maji duhet të jetë ditë reflektimi, situata me kushtet e këqija të punës duhet të marrë fund


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh për ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Meta thotë se kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për kushtet e punës në Shqipëri.

Sipas tij duhet të marrë fund situata e punës së keqpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë.

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!”-shkruan Meta.