Një person është nxjerrë i pajetë nga deti në Durrës.
Viktima është ende i paidentifikuar, por dyshohet se është i moshës rreth 60 vjeç dhe me një gjatësi prej 170 cm.
Shtetasi mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
Policia ka bërë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 60 vjeçari është mbytur në det.
“Në Durrës, është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit”, njofton policia.