Vendosni fjalën kyçe....

“Pentagoni po spastron fetarisht ushtrinë” – Ushtarakët bëjnë denoncimin para Kongresmenit


Qeveria amerikane ende në fuqi ka një urdhër për anëtarët e ushtrisë për të bërë një vaksinë Covid-19 dhe të largojë ata që e kundërshtojnë këtë gjë – qoftë edhe për arsye fetare – në atë që përbën një spastrim të qëllimshëm të trupave që besojnë në Zot thanë një rreshter e dy oficerët në podcast-it e organizuar nga Kongresmeni republikan Matt Gaetz.

Gaetz (R-Florida), i cili organizon një podcast të quajtur ‘Firebrand’, tha se dëshiron të propozojë një amendament që do ndalojë urdhrin për vaksinat eksperimentale dhe do rivendosë gradën dhe pagesën për ata që detyrohen të largohen nga ushtria, por pranoi se disa nga nga kolegët e tij mund të mos e mbështesin atë.

“Nëse je besimtar dhe po dëgjon këtë podcast, duhet të kuptosh se anëtarët e ushtrisë që kanë frikë Zotin po spastrohen qëllimisht.” – tha një nga të ftuarit e tij, kapiteni i Forcave Ajrore Jordan Karr.

“Është një spastrim i qëllimshëm.” – argumentoi majori i ushtrisë Samuel Sigoloff.

“Kushdo që nuk do t’i bindet një urdhri të paligjshëm po largohet nga ushtria.” – shtoi ai, duke pretenduar se ekziston një ‘politikë hije’ për të mbrojtur udhëheqjen që e bën këtë.

Karr, Sigoloff dhe rreshteri i Forcave Ajrore Nickolas Krupper kundërshtuan urdhrin duke ngritur lirinë fetare, imunitetin natyror dhe mospërputhjen midis vaksinave të përdorura nën autorizimin e urgjencës dhe atij të miratuar zyrtarisht, i cili teknikisht nuk është i disponueshëm në SHBA.

Rreth 3,400 trupa janë pushuar nga puna për kundërshtimin e vaksinës këtë vit, i thanë komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura të mërkurën, krerët e shërbimit përgjegjës për personelin. Vetëm Marina e SHBA ka zgjedhur të shkarkojë me nder marinarët e saj, duke i lejuar të gjithë 798 prej tyre të mbajnë përfitimet e tyre.