Mijëra protestues mbushën rrugët e Parisit të dielën për të shënuar Ditën e 1 Majit, një ditë e përvitshme e demonstratave nga socialistët dhe sindikatat. Me anarkistët e maskuar të ‘bllokut të zi’ mes turmës, dhuna dhe vandalizmi pasuan shpejt.
Të paktën 5,000 oficerë policie u vendosën në rrugët e kryeqytetit francez, të mbështetur nga makina të blinduara dhe makina ujëhedhëse.
Protestat e këtij viti erdhën një javë pasi presidenti francez Emmanuel Macron u rizgjodh dhe me rreth 250 demonstrata të planifikuara vetëm në qytet, shefi i sindikatave Philippe Martinez u bëri thirrje qytetarëve të ‘dalin në rrugë’ dhe t’i bëjnë protestat sa më shumë masive.
Udhëheqësi i majtë Jean-Luc Melenchon u bëri thirrje ndjekësve të tij që të kundërshtojnë reformat e planifikuara të pensioneve të Macron dhe marshuesit mbanin pankarta që dënonin planet e presidentit të qendrës për të rritur moshën e pensionit në 65 vjeç.
Mes turmave të marshuesve paqësorë, grupet e veshura me të zeza dhe me maska u përleshën shpejt me policinë. Kjo e fundit hodhi gaz lotsjellës dhe pamjet video treguan oficerët duke i hedhur të dyshuarit në tokë.
Rebelët thyen një McDonald’s, përpara se policia të mbërrinte për të mbrojtur restorantin dhe biznese të tjera – duke përfshirë bankat, firmat e sigurimit dhe të paktën një zyrë të pasurive të paluajtshme.
Protestuesit grumbulluan gurë e sende të tjera në rrugë, përpara se t’u vinin flakën barrikadave. Mes turmave të marshuesve paqësorë, grupet e veshura me të zeza dhe me maska u përleshën me policinë. Nuk ka ende të dhëna mbi numrin e të arrestuarve në këto protesta.