Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj përgënjeshtron Syri.net: Dokumenti sajesë, nuk kemi asnjë lidhje


Enkelejd Alibeaj ka reaguar për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me lajmin e publikuar në Syri Tv në emisionin “Çim Peka Live” se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Alibeaj në reagimin e tij thotë se është shpifje e deputetit Flamur Noka ndaj deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkeljd Alibeaj.

Më tej Alibeja thotë se është një sajesë dhe ai dhe asnjë koleg në PD nuk ka lidhje me dokumentin që konsiderohet “sekret”.

“Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulet, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër, që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në Partinë Demokratike. Akte të tilla, sajesa të tilla, duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva të domosdoshme që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë”, thuhet në reagimin e Alibeajt.