Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kandidatët për Këshillin Kombëtar mund t’i verifikojnë votat, do vijojmë bashkëpunimin edhe me ata që s’fituan


Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar procesin e votimit në Kuvendin e së dielës.

Ai shkruan në Facebook se si asnjëherë në 8 vitet e fundit çdo votë është numëruar para kamerave dhe të gjithë kandidatët mund t’i verifikojnë ato.

Po kështu Berisha thekson se edhe ata kandidatë që nuk janë përzgjedhur si fitues janë të vlerësuar për kontributin e tyre dhe do jenë pjesë e bashkëpunimit në interesin më të mirë të PD-së e shqiptarëve.

“Mesazh falenderimi! Te dashur miq, dhe ne Kuvendin e Partise Demokratike delegatet e kuvendit votuan per te zgjedhur 150 anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike nga nje liste prej 430 kandidatesh. Si asnjehere keto 8 vitet e fundit çdo vote u numerua para kamerave dhe ky numerim eshte i regjistruar ne flete votimi por edhe ne dixhital dhe mund ti vihet ne dispozicion cilitdo qe deshiron. Me kete rast dua te shpreh respektin dhe mirenjohjen  time te thelle dhe te falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese ne gare dhe te siguroj te gjithe ata demokrate qe nuk moren votat e mjaftueshme qe kerkon anetaresia ne KK, se kjo nuk ka dhe nuk do te kete asnje ndikim ne vleresimin tim te palekundur ne kontributin e tyre dhe vazhdimin e bashkepunimit tone te frutshem ne interesin me te mire te PD dhe qytetareve shqiptar. Sb” – shkruan Berisha.

Pas daljes së listës së fituesve pati jo pak reagime mbi listën e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Mes fituesve jo pak janë persona me lidhje familjare me ish-kryeministrin Berisha ose të tjerë të afërt me të.

Po kështu avokati Altin Goxhaj tha se Kuvendi nuk kishte asnjë platformë konservatore dh se kishte mbajtur njerëzit e Sorosit duke larguar ata anti-Soros.