Presidenti Joe Biden ka sulmuar paraardhësin e tij të shtunën në darkën me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu sonte me grupin e vetëm të amerikanëve me një vlerësim më të ulët të miratimit se unë.”– tha Biden fillimisht duke iu referuar raporteve për rënien e mbështetjes së tij nga amerikanët (Lexo këtu).
Më pas ai foli për Trumpin duke e krahasuar me murtajën, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse bakteriale në historinë e njerëzimit, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve vetëm në Evropë gjatë Mesjetës, kur asokohe njihej si “Vdekja e Zezë”.
“Ne patëm një murtajë të tmerrshme të ndjekur nga dy vjet Covid.”- tha Biden sipas CNN. “Vetëm imagjinoni nëse paraardhësi im do të vinte në këtë darkë këtë vit, tani do të ishte një grusht shteti i vërtetë nëse do të ndodhte.”
Kjo mbrëmje ishte darka e parë në 6 vite që një president mban me gazetarët, pasi Trump e kishte shmangur darkën me Shoqatën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa në 2020-ën dhe 2021-shin kjo mbrëmje u anulua për shkak të pandemisë.
Biden u tall gjithashtu në moshën e tij, duke bërë shaka se i kujtohej hera e parë kur nisi tradita e mbajtjes së këtij eventi vjetor me Presidentin Calvin Coolidge në vitin 1924. “Sapo isha zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara”- tha ai.