Vendosni fjalën kyçe....

Biden ‘tallet’ me veten: Një djalë me emrin Brandon po kalon një vit të mirë, jam i lumtur për të (Video)


Presidenti Joe Biden u tall me sondazhet që tregojnë një vlerësim të ulët për të mes amerikanësh ndërsa ironizoi paraardhësin e tij Trump në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

“Jam vërtet i emocionuar që jam këtu me të vetmin grup amerikanësh me një vlerësim më të ulët të miratimit se unë.” – bëri shaka Biden para turmës në Uashington DC, duke iu referuar sondazheve të vlerësimit për të që kanë rënë nën 40% dhe atyre për mediat masive që kanë një besueshmëri nën 36%.

Të bashkuar në jopopullaritet, Biden dhe shtypi u ‘tallën’ me njëri-tjetrin gjatë gjithë natës. Komediani Trevor Noah, pritës i takimit, u tall me presidentin e administratën e tij për mënyrën si e kanë trajtuar ekonominë duke thënë: “E dini, unë mendoj se që kur keni ardhur në detyrë, gjërat po shkojnë vërtet mirë. Gazi është mbaruar. Qiraja është rritur. Ushqimi është ngritur. Gjithçka.”

Biden hodhi më shumë materiale vetëpërçmuese, duke thënë: “Republikanët duket se mbështesin një djalë. Një djalë me emrin Brandon. Ai po kalon një vit vërtet të mirë. Unë jam deri diku i lumtur për të.” duke iu referuar shprehjes “Let’s go Brandon”, e cila është bërë një këngë popullore në mesin e kundërshtarëve konservatorë të Biden.

Noah e krahasoi Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis me ‘terminatorin’, duke e kritikuar atë për ndalimin e teksteve të matematikës në mënyrë që ‘askush të mos dijë se si t’i numërojë votat’.

DeSantis, shteti i të cilit kohët e fundit hodhi poshtë 41% të teksteve të matematikës të përdorura në shtet për shkak të referencave në ‘Teoria e racës kritike’ dhe ‘të mësuarit emocional social’ u tall në mënyrë të tërthortë nga Biden për përpjekjen për të ‘shkatërruar shtëpinë e Mickey Mouse’.

Kjo shaka i referohej përpjekjeve të DeSantis për t’i hequr Walt Disney World nga të drejtat e tij të vetëqeverisjes mbi kundërshtimin e Disney ndaj një ligji që ndalon mësuesit të diskutojnë seksualitetin dhe identitetin gjinor me fëmijët e shkollave fillore.