Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli në një intervistë për Report TV deklaroi se Sali Berisha nuk ka një projekt politik për ta bërë PD-në konkurruese.
Sipas Kadillit Berisha e ka qartësuar se do marrë në kontroll PD-në dhe ky është objektivi i tij.
Më tej Kadilli tha se PD-ja nuk mund të jetë konkurruese sepse të njëjtët njerëz do prodhojnë të njëjtat gjëra gjithmonë.
“Berisha e ka bërë të qartë që do të marri në kontroll, PD. Ky ishte objektivi i tij të marrë PD, ai e realizoj. Pazotësia e Bashës, bëri që Berisha të merrte PD. Dobësia e njërit dhe forca e tjetrit na solli në këtë realitet. Arsyeja pse PD është në këtë gjendje, është fakti se ne nuk po prodhojmë një projekt politik. Berisha ka një program, por jo projekt politik për ta bërë PD konkurruese. Fjalimi është projekti politik? Me të njëjtat fjalime si në 2005, 2007 si sot?
Dua që PD të jetë konkurruese. Kjo nuk mund të ndodh me të njëjtin ekip politik, sepse këta do të prodhojnë po të njëjtën gjë gjithmonë. Kjo parti, po nuk ndryshuam vetveten, nuk do të ndryshojmë Shqipërinë, nuk do të jemi konkurrues. Gjë e re nuk do të thotë moshë, por projekt i ri. Ai ka bërë dhjetëra projekte dhe ka dështuar, thotë më fal dhe prapë vazhdon. Unë i kërkoj atij dhe kujtdo, të shohin se çfarë përgjegjësie kanë ndaj PD. Është radha t’i japin partisë shansin të rigjenerohet.
Ne flasim për ndarjen dhe ndarjen e zgjidhim vetëm me numra. Ajo ka arsye që ndodhi. Në kuvend nuk dëgjuam asnjë fjalë për bashkimin, nuk jam fanatik për bashkimin, por nëse do të ndahesh, ndahu. Ne na duhet një përgjigje e re, me moral të ri politik, me lider që del në rrugë dhe nuk e akuzohen për korrupsion dhe dështime në kurriz.”, deklaroi Kadilli.