Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja drejt Rinasit me një drejtim, banorët e zonës protestë, përplasen me policinë


Banorët e zonës përreth rrugës për në aeroportin e Rinasit kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një protestë pas vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndryshimin e kalimit në këtë rrugë duke e bërë atë me një kalim.

Sipas ARRSH-s, nga dita e djeshme lëvizja nga Rinasi do bëhet nëpërmjet segmentit Qafë-Kashar, Rrethrrotullimi i Nënë Terezës, Ahmetaq.

Vendimi në fjalë ka nxitur reagimin e banorëve të fshatit Rinas të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimit, pasi kjo i bllokon.

Ata kanë pohuar se për të çuar të vdekurit në varreza u duhet të bëjnë tre orë rrugë Në vend ndodhen forca të shumta policie. Po kështu edhe për lëvizje të tjera si vajtja e fëmijëve në shkollë.