Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka thënë se numri i viktimave të civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka tejkaluar 3 000 njerëz.
Siç shkruan “The Guardian” duke iu referuar këtij raporti, që nga e premtja ka patur një rritje me 254 viktima, duke e çuar bilancin e të vrarëve nga lufta në 3 mijë e 153.
OHCHR tha se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, duke përmendur vështirësitë në konfirmimin e raporteve nga rajonet e rrethuara rëndë.
Shumica e viktimave u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet me raketa dhe sulmet ajrore.
Gati gjysma e vdekjeve ndodhën në dy republikat e Donetsk dhe Luhansk në rajonin e Donbassit në lindje, që është bërë fokusi i ofensivës së Rusisë.