Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga kanë rënë 21-vjeçari Xh.S. e 31-vjeçari B.A., të dy banues në Durrës.
Ata janë ndaluar në rrugën Gjirokastër-Kakavijë duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.