Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar Turqinë për përgatitjen e rrugëve të reja për turistët nga Rusia në të njëjtën kohë që ofron mbështetje për Ukrainën, duke e quajtur atë një standard të dyfishtë.
“Turizmi rus ka sjellë shumë para në Greqi prej vitesh. Ne mendojmë se ata fitojnë para me gjak dhe pastaj i sjellin ato para. Situata është e njëjtë në Turqi. Nga njëra anë, Turqia vepron si ndërmjetës dhe mbështet Ukrainën me hapa të rëndësishëm, por nga ana tjetër shohim përgatitjen e njëkohshme të rrugëve turistike posaçërisht për turizmin rus dhe nëse duam të kemi marrëdhënie miqësore, unë si president duhet të flas për këtë. Nuk është ashtu si duhet të jetë.”- tha Zelensky në një intervistë për median greke ERT.
Sipas tij, ky është një standard i dyfishtë.
“Nuk është vërtet e drejtë dhe kjo është arsyeja pse po i tërheq vëmendjen Turqisë për procese të tilla. Nuk duhet të jetë kështu. Ju duhet të zgjidhni nëse jeni për të vërtetën.”– shtoi ai. Sipas presidentit Zelensky: “Lufta do të përfundojë kur Ukraina të fitojë”.