Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane: Mbështetje të palëkundur për gazetarët e pavarur


Ambasada amerikane ka theksuar se mbështet në mënyrë të palëkundur gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë e përcjellin të vërtetën.

Nëpërmjet një shënimi në Facebook, ambasada shkruan se ambasadorja Kim ka takuar javën e shkuar dy gazetarë për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur, të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur e të saktë.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora Neës) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.” – thuhet në shënimin e ambasadës në Facebook.