Vendosni fjalën kyçe....

Auron Tare: AADF gënjen se ka investuar 1.2 mln dollarë në Butrint


Auron Tare deklaroi në rubrikën “Ora e Betit” se AADF gënjen kur thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, rehabilitim mjedisor te rrugët dhe tabelat.

Ai tha se tabelat i ka vënë vetë ai kur ishte drejtor i këtij siti duke shtruar se janë venë disa kamera dhe një godinë prej druri.

AADF thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, rehabilitim mjedisor, rrugët dhe tabelat. Unë ta them si ish-drejtor i Butrintit që tabelat i kemi bërë unë me studiot e Firences. Këta thonë se kanë investuar 1.2 milionë dollarë”-deklaroi Tare.