Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Unë nuk garoj me rivalë të shpikur si Rama, do ta bëj të na njohë mirë, këtu do jemi


Në një konferencë për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se ai do të ishte kandidat për kryetarin e Partisë Demokratike.

“Nuk kam dorëzuar dokumentet, por do të kandidoj.”- u shpreh ai.

I pyetur nëse prania e tij në garë do kompleksonte rivalët e tij për të kandiduar, Berisha u përgjigj se gara do jetë transparente. Dhe se nëse dikush nuk merr pjesë do ishte vendim personal i tyre, por ai nuk do “shpikte” rivalë.

“Gara ime i nderuar zotëri dhe për të gjithë ata që po na ndjekin nuk bëhet për rivalët por për anëtarët e PD-së. Unë paraqitem për të kërkuar dhe fituar votën dhe besimin e anëtarëve të PD-së. Se çfarë vendimi do të marrin për të kandiduar apo jo, ajo s’ka lidhje me mua. Ajo është vendim personal i secilit. E pavarur nga unë. Cilido të kandidojë e garantoj se ai Komision do krijojë të gjitha kushtet dhe mundësitë për një garë transparente. Nuk ka rivalë të shpikur. Ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Nuk sajoj dhe nuk shpik rivalë. Ky është qëllimi im.”- tha Berisha.

Më pas, i pyetur sesi do të ndryshojë kodin zgjedhor për të shtuar votën e emigrantëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk e njeh atë në krye të PD-së Berisha pati një përgjigje të prerë.

“Do ta bëj Edi Ramën të na njohë dhe të na njohë mirë. Do ta bëj, këtu do jemi.”– qe përgjigja e tij.