Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Votat u numëruan LIVE, kush ka dyshimin më të vogël të kërkojë rinumërimin e tyre


Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp theksoi se të gjitha votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar janë numëruar në mënyrë transparente para kamerave.

Megjithatë ai theksoi se të gjithë kandidatët e Këshillit Kombëtar që kanë qoftë edhe më të voglin dyshim mund të kërkojnë rinumërimin e votave.

“U them çndonjërit prej tyre në mënyrën më miqësore, qoftë edhe dyshimin më të vogël të kenë të nderojnë veten dhe PD-në duke kërkuar rinumërimin votë për votë.

Komisioni i numërimit të votave është i vendosur të plotësojë çdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohet.

Nëse dikur me keqardhjen më të madhe e them, delegatët votonin dhe votat manipuloheshin, kjo praktikë mer fund një herë e përgjithmonë. Çdo votë është numëruar para kamerave tuaja. Ky proces është transmetuar live në rrjetet sociale por dhe televizive, por përveç arkivës dixhitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit dhe kush dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë dhe rinumërojë.”- tha Berisha.