Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili, dërgohet në burgun e Fierit


Ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili, i cili akuzohet për vrasjen e Arben Zylyftarit në Shkodër para 22 vitesh.

Ai u ekstradua në vendin tonë, për të vuajtur dënimin këtu për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës. Ai u dërgua në burgun e Fierit.

Genc Tafili u arrestua në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani në muajin dhjetor të vitit 2021, ku pas kontrollit ka rezultuar me kartelë të kuqe, pasi ndaj tij kishte një urdhër-ndalimi ndërkombëtar për vrasje.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, ndërsa u arratis më pas jashtë vendit. Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit.