Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e presidentit Zelensky për Shqipërinë: Ndaloni turistët rus, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pasi falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e treguar, gjatë mesazhit të tij në Kuvendin shqiptar kërkoi ndalimin e turistëve rusë.

“Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë.

Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, ka kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bankat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur.

Ju kërkoj që të kufizoni portet për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë. Ne nuk devijuam nga rruga europiane dhe jemi të përkushtuar për një Europë të bashkuar dhe besoj se kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vota juaj do të jetë mbështetëse. Ka nga ata që janë të vegjël në hartë por kanë në zemër një mirësi më të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukrainës!”- tha ai.

Gjatë fjalës tij, Zelensky u shpreh se ushtria ruse ka plaçkitur e vrarë njerëz të pafajshëm.

“Kanë plaçkitur gjithçka në territoret e pushtuara. Të moshuarit thonë se nuk kanë parë mizori të tilla dhe më parë tani po shohin ushtrinë ruse si qëllojnë fëmijët. Banorët janë zënë robër në fshatra.  Në zonat e çliruara ne gjejmë varre masive, njerëz me duar të lidhura, me brinjë dhe krah të thyera. Shpesh herë, prej tyre të qëlluar një pjesën më të madhe pas kokës. Ushtria ruse nuk i la as të varrosen, por i la në rrugë.”– tha Zelensky.

Sipas tij nuk ka patur asnjë ditë paqeje për ukrainasit nga 24 shkurti, kur nisi agresioni rus.

“Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot i japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim.”- tha ai.