Vendosni fjalën kyçe....

Koleksionisti i çmendur bën të tijën fanellën e Messit, paguan çmimin rekord


Një entuziast i futbollit është tani pronari krenar i një bluze legjendare që Lionel Messi e veshi në ‘El Clasico’ pasi e bleu atë për 450,000 dollarë, që është një rekord për një bluzë të veshur gjatë ndeshjes nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Për të festuar golat e tij të 500-të nga 672 për FC Barcelona, ​​Messi shkroi bluzën e tij me numrin ’10’ dhe e shfaqi atë përpara një turme armiqësore në ‘Santiago Bernabeu’ të Madridit pasi vulosi fitoren 3-2 kundër rivalëve të hidhur të katalanasve, Real Madridit në vitin 2017.

Duke përfunduar një aksion që filloi me Sergi Roberto, që vrapoi nga thellësia e gjysmëfushës së tij përpara se Jordi Alba të jepte një pasim, Messi arriti të shënojë golin, që është bërë një nga më të famshmit në futbollin modern.

Në kërkim të zotërimit të një pjese të historisë sportive, një koleksionist bleu bluzën për 450,000 dollarë, siç u konfirmua nga blerësi.

Damian Olivera pohoi se shitja theu rekordin e të gjitha kohërave për një fanellë të veshur nga Messi dhe përgëzoi ‘të gjithë të përfshirë në këtë arritje të mrekullueshme’, përfshirë kompaninë e koleksioneve ‘Goldin’.

Duke shpallur vetë blerjen, një përdorues i Instagramit i njohur si ‘Anishfutbol’ shkroi: “Po vjen në koleksionin tim…Ajo fanellë e mbajtur nga Leo pasi vendosi fitoren në ‘El Clasico’ me golin e tij të 500-të”, në një postim për të shoqëruar një foto të Messit në akt.

“Unë nuk mund ta besoj. Më e shenjta e gralëve të shenjtë për koleksionin tim.” – përfundoi Anish.

Megjithëse shuma prej 450,000 dollarësh mund të jetë një rekord për një bluzë të veshur nga Messi, ajo është ende larg bluzës më të shtrenjtë në historinë e sportit. Një bluzë e mbajtur nga Babe Ruth i New York Yankees e viteve 1928-30, është shitur për 5.64 milionë dollarë në vitin 2019.

Fundjavën e kaluar, u raportua se një fanellë e Kobe Bryant e veshur për dy ndeshje të sezonit të rregullt dhe dy ndeshje gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore me Utah Jazz do të shkojë në një ankand online më 18 maj dhe mund ta sfidojë këtë duke marrë deri në 5 milionë dollarë.