Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit: 7 Maji, afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kryetarin e ri të PD-së


Komisioni i Rithemelimit ka lënë si afat për paraqitjen e kandidaturave për kryetarin e PD-së, të shtunën e datës 7 Maj.

“Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

  1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.”- thuhet në një njoftim për mediet nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD.

Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e PD-së do të mbahen me datë 22 Maj.